Efektivat e Policisë së Shtetit, në Durrës, kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Durrës. Burimet zyrtare policore në Durrës bëjnë të ditur se shtetasi F. K. u kap duke drejtuar një autoveturë pa pasur leje drejtimi. Patrulla e Policisë së Shtetit e ndaloi atë në një prej rrugëve të Lagjes 6 dhe, pasi nuk ishte në gjendje t’u dëshmonte uniformave blu një leje drejtimi, ai është arrestuar.
Prej kohësh tashmë, drejtimi i automjetit pa leje drejtimi përbën vepër penale dhe sjell arrestimin e drejtpërdrejtë të shkelësit.





