Kapet në orën 20:00 të mbrëmjes në qytetin e Durrësit, një drejtues automjeti në gjendje të dehur.
Në prangat e Specialistëve të Policisë Rrugore ra E. S., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ai po drejtonte një “Fiat”, kur u ndalua nga uniformat blu, dhe pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte i dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





