DURRËS, 28 qershor 2013 – Në orët e paratë mëngjesit të sotëm, nga shërbimet e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Durrës, u identifikua në terminal në hyrje shtetasja e kërkuar me iniciale J.S., 39 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase po kthehej nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari – Durrës dhe gjatë verifikimeve rezultoi person në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit 39-vjeçarja me datë 07.06.2013 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Për veprime proceduriale të mëtejshme kjo shtetase iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës.