Durrës, 23 mars 2014 – Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është arrestuar në flagrancë një i ri nga Turqia. Mësohet se 22 vjeçari Ibrahim Çakmak, banues në Bingol, Turqi është ndaluar nga efektivët e policisë kufitare, ndërsa po tentonte të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës – Bari. Gjatë verifikimit të pasaportës së tij, efektivët e rendit kanë konstatuar se viza gjermane që ndodhej në faqen nr.11 të dokumentit të identifikimit ishte e falsifikuar. Policia ka sekuestruar pasaportën në cilësinë e provës materiale dhe ka ngritur ndaj të riut turk akuzën për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/