DURRËS, 4 shkurt 2015 – Saktësohen emrat dhe mosha e një autori aksidenti, i cili u arrestua, dhe viktimës së tij.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 3 shkurt 2015, ora 23.00, u arrestua në flagrancë Ramazan Doçi, që u dha fillimisht me inicialet R. D., 25 vjeç, banues në Sallmonë të komunës së Xhafzotajt. Blutë thonë se i riu ka arsim 8-vjeçar dhe kishte marrë lejë drejtimi, prej afro një muaji, më 6 janar 2015. Forcat e zbatimit të ligjit saktësojnë se rreth orës 17.50 të 3 shkurtit 2015, në fshatin Sallmone, duke drejtuar një “Volkswagen Golf” me targa AA 178 JA ka aksidentuar me vdekje këmbësorin 71-vjeçar (u dhanë mosha të ndryshme) Shaban Bojaka (janë dhënë disa variante të mbiemrit të të ndjerit, “Dyrrah”-u kërkon ndjesë për pasaktësitë e policisë) po nga Sallmona.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





