DURRËS, 6 mars 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut thotë se të enjten, më 5 mars 2015, ora 17.30, u bë arrestimi në flagrancë i 59-vjeçarit Sulejman Selimaj, banues në fshatin Rrushkull të bashkisë së Sukthit. Policia thotë se gjatë kontrollit në banesën e tij, rreth orës 9.30 paradite, Selimajt iu gjet dhe sekuestrua një pushkë me dy fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





