DURRËS, 21 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se më 21 dhjetor 2014, në mesnatë, ora 00.40, komisariati i Shijakut arrestoi në flagrancë Vullnet Kolaverin, 19 vjeç, banues në Fermë Sukth të bashkisë së Sukthit. Më 20 dhjetor 2014, rreth orës 19.00, kanë bërë kallëzim në polici tre 17-vjeçarë: A. P., banues në Elbasan; A. P., banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan; R. T., banues në Kolonjë, nxënës në shkollën e mesme kishtare ortodokse jopublike “Kryqi i Nderuar” në ish-“Vilën e Toptanëve”. Sipas tyre, rreth orës 16.30 të 20 dhjetorit 2014 Kolaveri, u ka marrë jashtë dëshirës së tyre nga një telefon celular secilit dhe është larguar. Ngjarja ka ndodhur në Qendër, Fermë Sukth. Vëllai i 19-vjeçarit ka dorëzuar 3 telefonat celularë (një “Samsung”  e dy “Nokia”) dhe më pas u kap autori.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/