DURRËS, 8 gusht 2014 –  Spitali Rajonal i Durrësit ka hapur në terminalin e udhëtarëve në portin më të madh të vendit këndin e asistencës mjekësore, për të përballuar çdo emergjencë shëndetësore për udhëtarët, njofton zyra e shtypit e institucionit publik mjekësor.

Për çdo shqetësim para ose pas udhëtimit, stafi mjekësor i spitalit publik do të japë ndihmën e parë.

Në rast të një situate më të rënduar shëndetësore, një ambulancë në dispozicion, bën transportin për në urgjencën e spitalit.

Vendoset kështu një standard i ri, për shëndetin e qytetarëve jo vetëm kur ata u drejtohen dyerve të spitalit, por kudo që ata ndodhen.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/