Ditën e sotme, forcat e Policisë Bashkiake të Durrësit nuk kanë lejaur asnjë qytetar që të futet në tregun e fruta-perimeve pa qenë të pajisur me maska dhe doreza.

Që prej fundjavës, kur u vendos dhe orari i ri i lëvizjes dhe i aktiviteteve ushqimore dhe farmaceutike, në rrugë e pranë pikave ushqimore janë angazhuar forca policore dhe të ushtrisë, për të garantuar respektimin e radhës dhe të distancës së blerësve, në mënyrë që të frenohet sa më shumë përhapja e koronavirusit në komunitet.

Orari i blerjeve është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, e pas këtij orari mbyllet gjithçka dhe nuk lejohet më dalja e këmbësorëve në rrugë.