Më 29 maj 2019, atashetë ushtarakë të vendeve të huaja të akredituar në Shqipëri, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Detare (FD), në Plepa të Durrësit. Ata u pritën nga zëvendëskomandanti [në fakt, komandant] i Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari dhe përfaqësues të shtabit. 

Atashetë zhvilluan një vizitë në anijen “Lissus”, P-133, ku u pritën nga ekuipazhi i anijes. 
Paraprakisht, atashetë ushtarakë zhvilluan një vizitë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), ku u pritën nga drejtori Zyber Dushku, njoftoi komanda e FD-së.

Th.M.