Durrës, 22 korrik 2014 – Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në bashkinë e Manzës, Durrës. Një 40 vjeçar, Roland Farruku, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Atentati ndaj Farruku, është bërë në aksin Durrës-Manzë, në afërsi të Maminasit. Mësohet se Farruku është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Fatmirësisht plagët e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën e 40 vjeçarit. Farruku eshte derguar me urgjence ne spital dhe sipas bluzave te bardha ai ka marre dy plumba ne trup.

Policia po heton për ngjarjen dhe hetimet janë përqendruar në të kaluarën e Farrukut si emigrant. Gjate ketyre oreve policia ka shoqeruar ne komisariat me shume se 12 persona per te hedhur drite mbi krimin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/