DURRËS, 17 janar 2015 –  Zona turistike Shkallnur-Shkëmbi i Kavajës po bëhet e njohur për kronikën e zezë, sidomos për atentatet deri dhe ato me lëndë plasëse, sikurse ndodhi në mëngjesin e 17 janarit 2015.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë, në një informacion paraprak, bëri të ditur se të shtunën, më 17 janar 2015, në orën 10:00, në një rrugë dytësore në Shkallnur të komunës së Rrashbullit, ka ndodhur në shpërthim i fuqishëm. Mendohet se është hedhur në erë, me telekomandë, në lëvizje e sipër, një “Benz E 270 CDI”, me targa AA 765 FN. Mjeti i takonte objektivit të atentatit, Ardian Trota, lindur në Kukës, i cili mbeti i plagosur. Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin rajonal të Durrësit. Blutë thanë se Trota është me precedentë penalë. Policia po shqyrton rrethanat e ngjarjes. Ky është atentati i tretë që i bëhet kuksianit në harkun e 7 muajve (në Kukës dhe Tiranë).

Mësohet se nga shpërthimi i fuqishëm është dëmtuar edhe një automjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar pranë makinës që u bë objekt i shpërthimit.

/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/