Durrësi sot është përfshirë nga një atmosferë e fortë festive me rastin e 28 Nëntorit. Rrugët kryesore janë mbushur me të rinj që valëvisin flamujt kuq e zi dhe festojnë me këngë, kore e muzikë.
Lëvizje e madhe, energji dhe simbolika kombëtare po dominojnë qytetin, duke e kthyer ditën e sotme në një festë të hapur.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm të ditëve të fundit, qytetarët kanë dalë masivisht në shesh dhe në bulevardet kryesore, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe tipike për këtë ditë.





