Një incident ka ndodhur ditën e sotme në një nga autobusët e Unazës, në lagjen nr.12 në Durrës.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një nga pasagjerët, rreth 60 vjeç në gjendje të dehur ka humbur 2 herë ekuilibrin dhe është rrëzuar njeherë brenda autobusit dhe herën tjetër kur ka zbritur nga mjeti i transportit publik.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, në momentin që autobusi është nisur të largohej nga stacioni, i ka zënë poshtë dorën me rrotë personit të dehur. Sakaq, shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.