Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 15:30, në lagjen Nr.15, në Durrës, ku një autobus ka aksidentuar një shtetas rreth 55 vjeç.
Shtetasi Ilirijan Muhamedini, respektivisht shoferi i autobusit tip reno me targa AA356IE, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.
Për pasojë i dëmtuar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.