Një automjet që po udhëtonte në rrugën paralel me portin e Durrësit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë në korsinë e kundërt, ku është përplasur me një automjet të parkuar.
Nga përplasja e fortë, automjeti i parkuar ka përfunduar sipër në trotuar. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende se pse drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke qenë se në këtë aks nuk mund të ecet me shpejtësi të madhe, për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë aty.
Video është publikuar në Facebook nga Durrësi S.O.S. Video është xhiruar vetëm pak çaste pas përplasjes, sepse në vendngjarje nuk duken efektivët e Policisë Rrugore.





