Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin Sh. M., 34 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore N. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 13.12.2021., rreth orës 16:25, në lagjen Nr.17 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Sh. M., 34 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore N. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.