DURRES, 18 prill 2013– Përplaset një makinë me një automjet, plagoset drejtuesi i motorit.

Ngjarja është regjistruar pak më parë në vendin e njohur me emrin sheshi “Pranvera”.

Automjeti tip Benz me targa AA 965 Ct i drejtuar nga 40 vjeçari Flamur Xheraj është përplasur me një motoçikletë Dukat pa targa, drjetuar nga 21 vjeçari A. Myftari, nga lagja 13 e Durrësit.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës që është dërguar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën e parë shëndetësore.

Ndërkohë forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat 40 vjeçarin nga Durrësi për të sqaruar rrethanat e aksidnetit.

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/