Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, në rrugën Gjiri i Lalëzit – Maminas, ku një person humbi jetën. Sipas të dhënave të para policore, automjeti me targë AA 887 EE, teksa udhëtonte në drejtim të Maminasit, është përplasur me murin rrethues të një banese anash rrugës. Në automjet gjendeshin dy personave, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Burimet policore saktësuan se shtetësja M. F., 27 vjeçe, nga Tirana, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Hetimet kanë treguar se ishte pikërisht viktima që drejtonte automjetin. Ndërkohë, personi tjetër, shtetasi A. I., 30 vjeç, nga Tirana, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.