“Një roman jo vetëm impresionues, por i mistershëm dhe trullosësh, i cili nuk mjaftohet vetëm me matematikën dhe racionalen e autorit, por duke qenë se protagonistët janë personazhe me kalibër të evoluar, mendoj se edhe lexuesin e kërkon selektiv dhe të kultivuar. Një prozë e përsosur, që krijon idenë e një romani konspirativ dhe frankomason, por që për një lexues të rregullt dhe që ka informacion nga letërsia, nga historia, filozofia, është një libër i jashtëzakonshëm. Nuk mund të ketë kurrë një shkrimtar, aq më tepër një historian i çdo lloj përmase, qoftë që të ketë një mënyrë të tillë e të sofistikuar të të menduarit”, kështu shkruan Zihni Elezi, për romanin “Frika”, me autor Fatmir Minguli.
Miq të librit, drejtues të institucioneve të kulturës në qytetin e Durrësit, të afërm dhe miq të autorit, ishin të pranishëm mbrëmjen e së premtes, në prezantimin e romanit të autorit, Fatmir Minguli.
Në librarinë “Hugo”, e cila është tashmë shtëpia e librit, Minguli ndau me të gjithë të apasionuarit pas letërsisë në qytetin bregdetar emocionet gjatë shkrimit dhe pas botimit të librit. Dashamirës të librit në Durrës sollën vlerësimet për figurën e Fatmir Mingulit, në një mbrëmje ku vëmendja ka qenë tek romani “Frika”.
Një libër që ndërthur dy sisteme, dy jetë dhe që nxit çdo lexues për ta lexuar.
K.H.