24 prill 2015 – Ka qenë vetëm 10 vjeçe kur i ati u nis me gomone drejt Italisë. D.Gj, sot 31 vjeçe nga Durrësi i është drejtuar ditën e djeshme policisë së qytetit, për të kallëzuar zhdukjen e babait, K.Gj., 60 vjeç.

Sipas saj, më 13 dhjetor të vitit 1994, i ati ishte nisur me gomone në mënyrë klandestine me qëllim mbërritjen në Itali. Nga ajo koha nuk kanë pasur më konktakte me të. Policia e Durrësit, në njoftimin për këtë rast lajmëron se “po punohet për gjetjen e të zhdukurit”.

Pak ditë më parë policia e Durrësit mori një kallëzim të ngjashëm, kur një person kërkonte gjetjen e të vëllait, zhdukur në Gjermani prej mbi 10 vite. Në këto raste, familjarët kanë thënë se kanë pritur që të bëhen të gjallë, por kur kjo nuk ka ndodhur, i janë drejtuar policisë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”