Një 62-vjeçar është shpallur i humbur në Durrës.
Mësohet se djali i 62-vjeçarit E.B ka bërë denoncimin në polici duke thënë se i ati është larguar nga banesa që prej 13 gushtit.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.
Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.