DURRËS, 7 nëntor 2013-Nje konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas policisë babë e bir, Adem dhe Adi Allci janë konfliktuar me fqinjin e tyre 22 -vjeçar Dardan Imeri. Pasi kane debatuar me fjale babe e bir  kanë qëlluar  me armë drejt fqinjit por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Konflikti ka ndodhur për motive banale. 
Adem Allci është shoqëruar në polici ndërkohë që djali i tij është shpallur në kërkim.  
Dy efektivë të policisë rrugore u pezulluan nga puna pasi ishin prezent gjate konfliktit dhe nuk kanë ndërhyrë. Konflikti ndodhi në lagjen numër 4 pranë një supermarketi në Durrës. Efektivë të tjerë të policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në komisariat dy protagonistët e konfliktit si dhe dëshmitarë. 
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dy gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.