DURRËS, 10 tetor 2013 – Në Shqipëri, sidomos në Durrës, për shkak dhe të krizës ekonomike, po bëhet shqetësuese përfshirja në botën e krimit e të miturve (i ashtuquajturi fenomen i “baby crime”). Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 9 tetor 2013, gjatë orëve të natës, në lagjen 18 Durrës, pranë banesës, 48-vjeçarit R. B. i është vjedhur motoçikleta e markës Honda 50 cc, me targa AKH4130. Sipas organeve të rendit autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy të mitur të moshës 13 vjeç E. S. dhe F. K.;, banorë të së njëjtës lagje. Nisur nga problemi delikat i kriminalitetit mes të miturve, forcat ligj-zbatuese i janë drejtuar prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për rivlerësim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





