Durrës, 11 korrik 2014 – Përfundon numërimi i votave për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Në përfundim të numërimit të votave të më shumë se 500 delegatëve që morën pjesë në votim asnjë nga 5 kandidatët në garë nuk u shpall fitues, pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave.

Kandidati Osman Stafa mori 209 vota, Ardian Muka 185 vota, Dritan Burgija 84 vota, Arben Keçi 8 vota dhe Mirlinda Çeka 4 vota. Nderkohe 9 flete votimi u konsideruan te pavlefshme nga komisioni i numërimit.

Gjate procesit te numerimit rezultoi se disa delegate kishin ngaterruar kutite gjate hedhjes se fletes se votimit, por numri i ketyre fleteve (gjithsej 10) nuk ndikon ne rezultatin e votimit, pasi serish kandidati Stafa qe ka mbledhur me shume vota nuk do te shpallej fitues.

Dy kandidatët që morën më shumë vota, Osman Stafa dhe Ardian Muka, do të votohen edhe njëherë nga të gjithë delegatët ditën e dielë, në orën 10.00, për të zgjedhur kështu kryetarin e ri të degës.

Ndërkohë vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryesisë së PD-së lokale.

Nga 102 kandidatë në listë do të zgjidhen vetëm 30, nga të cilët 15 i përkasin bashkisë së Durrësit. Ndërkohë në përzgjedhjen e kryesisë do të zbatohet kriteri i barazisë gjinore, dhe për këtë arsye disa kandidate femra edhe pse mund të jenë vende më poshtë sesa lista fituese do të zëvendësojnë disa nga kolegët e tyre meshkuj.

/agjencia e lajmeve Dyrrah”/