Banorët e lagjes nr.14 në Durrës kanë protestuar pasditen e sotme.
Shkak i kësaj proteste është bërë ndotja mjedisore alarmante më lagjen e tyre.
Kanali i ujërave të bardha që përshkon mes për mes këtë lagje është kthyer në kanalin e ujërave të zeza dhe ndotja mjedisore është skandaloze.
Banorët thanë se shkak i ndotjes mjedisore janë disa fabrika, thertore dhe ambiente për përpunimin e peshkut që të gjitha mbetjet i derdhin në kanal.
Banorët e zonës kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk merren masa.
Ata kanë vënë në dijeni të gjitha autoritetet vendore dhe deputetët e Durrësit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
K.H.





