DURRËS, 14 korrik 2013 – Banorët pranë mbikalimit në zonën e Plepave në Durrës kërkojnë zhvendosjen e tij.
Banorët e lagjes Bregu i Kanalit kanë hartuar një peticion dhe po mbledhin firmat për t’iu drejtuar institucioneve vendore kërkesën për ndryshimin e vendit të mbikalimit.
Shkak janë bërë aksidentet e njëpasnjëshme në këtë mbikalim të ndërtuar në një kthesë të dyfishtë dhe me dalje në rrugë.
Dy javë më parë, pikërisht në këtë vend, humbi jetën një vajzë 18-vjeçare.
Një bashkëmoshatarja e saj mes dhimbjes thotë se mbikalimi u ndërtua për të shpëtuar jetë, por në fakt po i merr ato.
Vetëm brenda një muaji në këtë kthesë kanë ndodhur 6 aksidente.
Një ditë pas aksidentit ku humbi jetën vajza 18-vjeçare, banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën, por tashme shpresojnë të gjejnë zgjidhje institucionale pranë autoriteteve vendore duke ndryshuar projektin e mbikalimit.
http://vizionplus.al/durres-banoret-zhvendosni-mbikalimin-e-vdekjes/





