DURRËS, 12 janar 2015 – Shpëtoi kokën, por jo nga dalja në gjyq; shumë banorë në të dy anët e rrugës Plepa-Rromanat tregohen të pakujdesshëm në drejtimin e mjeteve, për më tepër kur i ngasin pa patentë, duke shkaktuar kështu aksidente.
Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se të dielën më 11 janar 2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 21-vjeçarit H. Ç., banues në Arapaj të komunës së Rrashbullit. Organet e rendit thanë se të dielën, rreth orës 17.15, duke i dhënë një “Golf”-i, me targa DR9495D, pa leje drejtimi, në segmentin rrugor Plepa-Rromanat, në fshatin Pjezë të komunës së Xhafzotajt, 21-vjeçari ka humbur kontrollin e veturës dhe ka dalë nga rruga. U lëndua vetë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, por jashtë rrezikut për jetën.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





