DURRËS, 6 shkurt 2015 –  Njoftohet se, të premten, më 6 shkurt 2015, Prefekti i Qarkut Durrës Rolant Xhelilaj ka shkuar në Plepa, ku zhvilloi një takim me gjeneral brigade Qemal Shkurtin, komandant i Forcës Detare. U shkëmbyen opinione për çështje dhe problematika që paraqiten në qarkun Durrës, rrugët dhe mundësitë e bashkëpunimit lidhur me to.

Në mënyrë të veçantë u diskutua për situatën emergjente të krijuar këto ditë. U shpreh gatishmëri e plotë për çdo rast që mund të paraqitet. Takimi u shoqërua nga një frymë bashkëpunimi, që do të konkretizohet edhe me nisma konkrete në të ardhmen, tha institucioni i Prefektit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/