Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr. regjistri 1624, datë 09.06.2020 me kërkues Drita Stafa, person i tretë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me objekt “Shpalljen i zhdukur të shtetasit Skënder Çobo”.

Personi kërkues është Drita Stafa, bashkëshortja e shtetasit Skënder Çobo, shtetas i cili, sipas rrethanave të faktit, prej vitit 2013 është larguar nga banesa familjare dhe që prej asaj kohe asnjë prej familjarëve nuk ka asnjë informacion për këtë shtetas, vendndodhjen e tij apo nëse ai është gjallë ose jo.

Me urdhër të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kërkesa e plotë, që vijon si më poshtë, botohet në portalin e lajmeve “DurrësLajm”:

Kërkesa e plotë: