DURRËS, 20 mars 2014 – Këshilli bashkiak i Durrësit vendosi të përfshijë në buxhetin e vitit 2014 të bashkisë një shumë prej 900 000 lekësh, që kanë tepruar nga viti i kaluar, për dëmshpërblime në zbatim të vendimeve gjyqësore.
Pjesën më të madhe, 760 000 lekë, e merr Komuniteti Mysliman.
Rahmi Ismaili do të përfitojë 50 000 lekë, kurse tre të tjerë, Simon Semini, Sonja Shanto dhe Filip Rroço, do të dëmshpërblehen me nga 30 000 lekë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





