DURRËS, 2 qershor 2015 –  Bashkia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht opinionin publik dhe mediet (që nuk e kanë pasqyruar këtë fakt) se në orën 10:00 paradite, të premten, më 19 qershor 2015, do të zhvillojë një tender. Bëhet fjalë për një fond limit (pa TVSH) prej 89 948 000 lekësh (rreth 650 mijë euro), investim nga buxheti i shtetit, për rikualifikim të fasadave në qytet.

Me dhjetëra ndërtesa janë rikualifikuar gjatë këtyre muajve të fundit, bashkë dhe ato pas tenderit të 19 qershorit, do t’i shërbejnë përmirësimit të imazhit të qytetit në prag të sezonit të ri turistik.

 

 

 

/red. ekon. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/