DURRËS, 5 maj 2014  – Gropa në lagjen turistike të Durrësit, afër Bërrylit, do mbushet pas 15 majit 2014, kështu ka vendosur bashkia.

Mosmarrëveshjet mes firmës zhvilluese (të ndërtimit) dhe pronarëve të truallit, që kanë lënë hapur prej disa vitesh një gropë themelesh për një shumëkatësh pritet të zgjidhen me vendim gjyqësor më 15 maj 2014, thanë burime nga qeveria vendore e qytetit nr. 2 të Shqipërisë.

Madje, bashkia ka biseduar me palët në konflikt se, edhe nëse togat e zeza nuk i japin “dum” problemit, le të mbushet gropa në lagjen nr. 1, pranë shkollës 9-vjeçare private italiane “Viçenc Prenushi”.

Njësia e qeverisjes vendore, fill pas datës 15 maj 2014, është përgatitur për aksionin e zhdukjes së një vatre të rrezikshme infeksioni në prag të stinës turistike.

Lagja nr. 1 e qytetit të Durrësit është një zonë elitare banimi, me institucione arsimore dhe objekte turistike të nivelit ndërkombëtar, që shtrihen nga fillimi i rrugës “Taulantia” deri në Currila dhe që janë reklamuar pozitivisht nga guidat e huaja.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/