DURRËS, 15 dhjetor 2014 –  Pa u mbushur viti, kryebashkiaku Vangjush Dako do t’i kërkojë “parlamentit” të qytetit shtimin e organikës së drejtorisë së taksave edhe me 7 specialistë.

Në mbledhjen e së martës, 16 dhjetor 2014, në mbledhjen e këshillit bashkiak, administrata e bashkisë do të paraqesë projektvendimin “Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit të bashkisë nr. 173, dt. 23.12.2013 “Për miratimin e strukturës organizative dhe rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Bashkisë Durrës””.

Sipas këtij projektvendimi:

“Në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore bëhet shtesë në organikë me 7 specialistë. Në sektorin e të ardhurave shtohen dy specialistë, njeri prej tyre do të jetë specialiste rakordimi. Në sektorin e menaxhimit të borxhit shtohet një specialist me formimin juridik. Në sektorin e kontrollit shtohen 4 specialistë me formimin inxhinier ndërtimi".

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/