DURRËS, 15 dhjetor 2014 –  Në çastin e fundit, në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkika që do të zhvillohet të martën më 16 dhjetor 2014, është futur dhe projektvendimi Për dhënien e titullit “Krenaria e Qytetit”, pas vdekjes, mësuesit të njohur të matematikës Vangjel Tati (1940-2014).

Sipas relacionit të përgatitur nga Drejtoria e Arsim, Kulturë, Sport, Rini, Komunitete Fetare, Kryetari i Bashkisë, z. Vangjush Dako i propozon  Këshillit të Bashkisë Durrës që titulli t’i jepet me motivacionin:

“Për punën dhe kontributin e dhënë si mësues i matematikës dhe edukator për formimin e nxënësve dhe studentëve, për rezultate të larta në mësim ë dhenë olimpiadat kombëtare të matematikës me nxënësit e tij, si studiues dhe hartues i librave me aplikime matematikore, si edhe për vlerat e spikatura intelektuale, shoqërore e moralo qytetare”.

Për jetën dhe veprimtarinë e të nderuarit me vlerësimin e lartë, shih “Dyrrah”-un: http://www.durreslajm.com/speciale/vangjel-tati-%E2%80%93-memoriam. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/