DURRËS, 12 mars 2014 –  Në prag sezonin turistik bashkia e Durrësit ka vendosur shenja turistike në qytet. Kjo njësi e qeverisjes vendore është partnere përfituese në projektin TUR.GRATE2 “Aksione të integruara për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”, projekt i bashkëfinancuar nga Komuniteti Evropian dhe bashkia e Durrësit me Programin IPA Adriatic CBC 2007-2013, njofton zyra e shtypit. Shenjat turistike individualizojnë produktet turistike në qytetin e Durrësit, objekte të trashëgimisë kulturore-historike të qytetit. Janë realizuar dhe vendosur 22 shenja treguese turistike, tri sinjalistika turistike për objekte të trashëgimisë kulturore në qytet dhe tri harta të qytetit, instaluar në tri rrugë kryesore dhe hyrëse në qytet. Për ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore-historike projekti TUR.GRATE2 do të fokusohet në rivitalizimin e vlerave kulturore dhe historike në qytet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/