Durrës, 15 korrik 2014 – Një kryefamiljar nga Durrësi po procedohet penalisht, pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij në gjendje të dehur.
Mësohet se 46 vjeçari B.C., ndërsa kishte kthyer disa dopio raki dhe ishte pak xurxull ka djegur me dashje banesën e tij që ndodhej në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Shkozetit.
Ka qenë gruaja dhe fëmijët ata që kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe policinë. Ndërhyrja e vetë familjarëve dhe zjarrfikësve për shuarjen e flakës, ka bërë që zjarri të mos rrezikonte apartamentet e kateve të tjera.
Veprimi i 46 vjeçarit ka lënë pasoja të shumta në ambientet e shtëpisë, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të orendive dhe pajisjeve shtëpiake.
Pas kësaj ngjarjeje 46 vjeçari B.C. u shoqërua në polici për të dhënë shpjegimet e rastit, por vetëm pasi i doli pija. Në deklarimet e tij në polici, 46 vjeçari mësohet të ketë thënë se kishte debatuar me të shoqen sepse kjo e fundit e kritikonte përherë kur pinte. I lodhur nga kritikat e rradhës, në nxehtësi e sipër ai i kishte vënë zjarrin banesës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





