Një konflikt mes dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta nga të dy protagonistët e sherrit.
Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në Xhafzotaj, ku sipas policisë së Durrësit janë konfrontuar shtetasit D.M dhe A.T, vjeç 56 e 55, banues në fshatin Xhafzotaj.
Nga përdorimi i sendeve të forta, të dy shtetasit kanë mbetur të lënduar.
Tashmë ata do të ndiqen penalisht për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.





