Një i moshuar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar me sende të forta djalin dhe nusen e këtij të fundit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Xh.T. 70 vjeç.
“Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi në Gjuricaj, ka goditur me sende të forta, djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24, A.T., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën”, njofton policia e Durrësit.





