Procedohet një 27-vjeçar, për kanosje të punonjësit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.
Policia bën të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.P., banues në Levan, Fier, që ka kanosur një polic në qytetin bregdetar.
Dosja me materialet ndaj të riut ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit. 27-vjeçari po procedohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.





