Durrës, 29 korrik 2014 – Kapet duke bërë plazh nudo, ndiqet penalisht nga policia.

Kanë qenë pushuesit e plazhit të Gjirit të Lalzit, ata që kanë njoftuar policinë për një të ri që në orët e pasdites së të dielës po lahej në det i zhveshur nudo.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në komisariat 33 vjeçarin nga Tirana, E.T.

Mësohet se i riu nuk ka qenë në gjendje të dehur kur është zhveshur nudo.

Ndaj tij filloi procedimi penal në gjendje të lirë nën akuzën “Vepra të turpshme”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/