Ndoshta nuk e kishte menduar që në moshën 79-vjeçare do t’i duhej të përballej me policinë dhe prokurorinë, por ja që ndodh.
I moshuari J.C., nga Durrësi, akuzohet se automjeti tip Benz, që i është bllokuar nga policia, rezulton i vjedhur në Belgjikë.
79-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. Kësaj i thonë të të zërë belaja në pleqëri…





