Një aksident me pasojë vdekjen e një drejtuesi motoçiklete ka ndodhur sot në Maminas.

Policia e Durrësit njofton se shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/ Informacion paraprak 

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.