Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë, në rrugën “Aleksandër Goga”, rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë Durrës.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet fuoristradë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë, fuoristrada ka pësuar dëme materiale nga përplasja, por fatmirësisht çifti që udhëtonte me të nuk ka marrë lëndime.

Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur grupi hetimor për të nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.