Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, kanë zhvilluar këtë të hënë takimin me përfaqësues të bizneseve partnerë, të cilët mbajnë një peshë të rëndësishme në tregun e punës në Rajonin e Durrësit.

Gjatë takimit të organizuar nga 2 shkollat e mesme, Qendra e Formimit Profesional dhe Zyra e Punës Durrës, u vu theksi tek forcimi i marrëdhënieve, rritja e bashkëpunimit si dhe përcakatimi i modaliteteve për kryerjen e praktikave profesionale si dhe punësimin e nxënësve pas përfundimit të shkollës.

Gjatë takimit znj.Olta Manjani zv/minister i MFE dhe drejtori i përgjithshëm I AKPA z.Klevis Hysa shprehën vlerësim për takimin e përbashkët dhe ofruan mbështetjen institucionale për forcimin e marrëdhënieve mes shkollave profesionale, Qëndrave të Formimit Profesional, Zyrave të Punës me komunitetin e biznesit”, bëhet me dije ndër të tjera në adresën zyrtare të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” .

Postimi i plotë:

Shkolla e Mesme Profesionale “Beqir Çela” në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, Qëndrën e Formimit Profesional dhe Zyrën e Punës Durrës, organizuan takimin me përfaqësues të bizneseve partnerë, të cilët mbajnë një peshë tepër të rëndësishme në tregun e punës në Rajonin e Durrësit!

Gjatë këtij takimi u vu theksi tek forcimi i marrëdhënieve, rritja e bashkëpunimit si dhe përcakatimi i modaliteteve për kryerjen e praktikave profesionale si dhe punësimin e nxënësve pas përfundimit të shkollës.

Gjatë takimit znj.Olta Manjani zv/minister i MFE dhe drejtori i përgjithshëm I AKPA z.Klevis Hysa shprehën vlerësim për takimin e përbashkët dhe ofruan mbështetjen institucionale për forcimin e marrëdhënieve mes shkollave profesionale, Qëndrave të Formimit Profesional, Zyrave të Punës me komunitetin e biznesit.

Gjithashtu përfaqesuesit e biznesit u angazhuan për të qënë më pranë institucioneve duke rritur numrin e nxënësve dhe kursantëve në bizneset e tyre për kryerjen e praktikave profesionale dhe për punësim të mëtejshëm.