Besimtarët ortodoksë në Durrës kanë kremtuar Pashkët.
Në katedralen ortodokse “Apostul Pali dhe Shën Asti” në Durrës, u mbajt mesha e mesnatës pa besimtarë.
Për shkak të pandemisë, besimtarët nuk mundën të shkojnë në kishë për të kryer ritualet e festës më të madhe të ortodoksisë, siç është ringjallja e Krishtit.
Por pavarësisht situatës së vështirë që ka krijuar koronavirusi, mesnata solli lajmin e gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i Pashkëve.
Është hera e parë që pas rënies së komunizmit që Pashkët festohen pa besimtarë. Në një situatë tjetër, kjo festë do të bënte bashkë mijëra besimtarë në gjithë Shqipërinë për të festuar “Ngjalljen e Krishtit”.
Ndiqni pamjet e xhiruara nga operatori i “DurrësLajm”.





