Besimtarët ortodoksë në Durrës kanë kremtuar këtë mëngjes festën e Lindjes së Krishtit.
Mesha u mbajt në katedralen ortodokse “Apostul Pali dhe Shën Asti” në Durrës.
Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.





