Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët.

Në kishën ortodokse “Apostul Pali dhe Shën Asti” në Durrës, u mbajt mesha e mesnatës e solli lajmin e gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i Pashkëve.

Ceremonia e shenjtë u ndoq nga dhjetëra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të kishës, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.