ARM fajëson bashkinë, Dako: Kjo gjendje sepse kemi projekt

DURRES, 10 maj 2013–Duhej të ishin vende për të pushuar qytetarët e moshuar durrsakë. Por janë kthyer në përfitim për biznesin. 

Në vend të gjelbërimit, është hedhur beton. Ky është fati i lulishteve në dy anët e rrugës “Dëshmorët” në Durrës.

Një problem i mbartur ndër vite, për të cilën, Agjensia Rajonale e Mjedisit, fajëson bashkinë e qytetit.

Veprim i kundraligjshëm, skandaloz e korruptiv, për të cilën kreu i bashkisë së Durrësit e ka një justifikim.

Në të njëtën gjendje me këto lulishte ndodhen plot të tjera në Durrës.

Betonizimi ka zënë vendin e gjelbërimit, pemët janë prerë e mbi to janë ngritur objekte.