Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal bashkë me pasagjerin e tij, nis procedimi penal në gjendje të lirë për një 32-vjeçar në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia bëjne më dije se më datë 18.02.2017, rreth orës 09:00, në rrugën Fllakë-Xhafzotaj, shtetasi me iniciale Z.G., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri i tij shtetasi I. P. 28 vjeç, banues në Durrës.
Pasagjeri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa, drehtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.





